E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktori Mehdi Malkaj: Ku është shoqëria civile? Aty ku janë paratë, elegante dhe e butë me pushtetin
Publik News

Aktori Mehdi Malkaj: Ku është shoqëria civile? Aty ku janë paratë, elegante dhe e butë me pushtetin

Aktori i njohur Mehdi Malkaj nga protesta e organizuar sot përpara SPAK, për të kërkuar përgjigje në lidhje me kallëzimet që janë bërë për shembjen e Teatrit Kombëtar, ka deklaruar se janë lënë të vetëm nga shoqëria civile në kauzën e tyre.

Sipas Malkajt, shoqëria civile nuk ndodhet në këtë protestë pasi “është kaq elegante me pushtetin e gjendet gjithmonë atje ku janë paratë”.

Mehdi Malkaj: Përshëndes ata që na shohin nga lokalet e nuk begenisin të vijnë këtu, përshëndes edhe këta që na shikojnë nga xhamat por një përshendetje e kam për atë që quhet shoqëri civile që është kaq e mirë, kaq e urtë, kaq elegante me pushtetin e gjendet gjithmonë atje ku janë paratë.

Ka ndonjë të shoqërisë civile këtu? Nuk ka se ashtu e kanë hallin ata. Kemi 5 vjet që rropatemi, për Teatrin se ra Teatri ta gëzoni demokracinë, diktaturën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.