Bledi Çuçi ble një shezlong 100 Mijë Lekë për në Kavalishencë
Paratë e taksave “rrush e kumbulla”
Pushime vere në mes Tetori
Çmenduritë e shpërdorimit të taksave të qytetarëve janë të llojeve nga më të ndryshmet nga ana e institucioneve shtetërore. Një rast i fundit është ekzekutuar nga Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës.
Ky institucion parimisht ka hapur në mes të muajit tetor ku sezoni veror është i shkuar dhe shirat kanë pushtuar vendin, një tender me vlerë gati 20 Milionë Lekë të vjetra pa TVSH për blerje shezlongësh
Tenderi i shpallur dje dhe i mbyllur po dje, ka si objekt “blerje shezlongësh” për shtëpinë e pushimit të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme.
Bëhet fjalë për 174 shezlongë me dyshekë me specifika borëgjeze. Në përshkrimin e produktit shkruhet se materiali i shezlongëve duhet të jetë dru ahu i stazhionuar, ngjyrë kafe e errët me gjatësi 190 cm dhe gjerësi 60 cm.
Përsa i përket dyshekëve duhet të jenë material dok i gomuar ngjyrë bezhë.
Nëse do të pjesëtonim Fondin Limit me numrin e shezlongëve të kërkuar, ku përfshihen edhe dyshekët, çmimi i një shezlongu me specifikat e kërkuara nga Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes është mbi 100 Mijë Lekë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



