E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj  tender 40 Milion Lekë për të numëruar pasagjerët në autobusët e Tiranës
Publik News

Erion Veliaj tender 40 Milion Lekë për të numëruar pasagjerët në autobusët e Tiranës

Në një tender të fundit të Bashkisë Tiranë me vlerë mbi 41 Milion Lekë nga taksat e qytetarëve, do të zgjidhet kompania që do të numërojë periodikisht çdo ditë pasagjerët në linjat urbane.

Ka shumë rrezik që si pasojë e tejmbushjes, personit mbikëqyrës që do i bjerë turni, t’i merret fryma dhe të mos kryejë detyrën siç duhet, për rrjedhojë tenderi të dështojë e taksat e qytetarëve të Tiranës edhe njëherë të shpërdorohen nga Erion Veliaj.

Tenderi me objekt: “Matjet perjodike të pasagjerëve në shërbimin e transportit publik qytetës” do t’u kushtojë popullit 41 Milion Lekë dhe do të ketë një kohëzgjatje 1-vjeçare.

Disa nga matjet që synohen të vëzhgohen në tender janë, shpeshtësia e mbërritjes së autobusëve në stacion dhe numërimi i pasagjerëve me sy të lirë. Këto të dhëna do të mblidhen 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në mesdite, përfshirë fundjavat. Kompania fituese do të realizojë 4 sondazhe të plota dy javore çdo 3 muaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.