E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
The Sun: 1500 shqiptarë janë në burg
Publik News

The Sun: 1500 shqiptarë janë në burg

Qeveria britanike pagoi 1.2 mln paund për të përkthyer shqiptarët e arrestuar!

Qeveria britanike ka paguar në vitin 2021, 1.2 milionë paund për të përkthyer shtetasit shqiptarë të cilët arrestohen për krime të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas “The Sun”, shuma 1.2 milionë paund ka shkuar për të paguar punonjësit të cilët gjatë hetimeve për shqiptarët, kanë përkthyer deklaratat e tyre.

Kjo shifër është dyfishuar që prej vitit 2017, kur është paguar një shumë prej 507 mijë paundësh. Media britanike gjithashtu thotë se numri i shqiptarëve që janë në burg aktualisht në Angli dhe Uells është 1500, nga 727 që ishte në vitin 2017.

Ministria e Drejtësisë shpenzoi 21.3 milion £ për përkthyes për të gjithë të huajt e arrestuar vitin e kaluar, ndërkohë që në 2017 shpenzoi vetëm 16 milionë.

Shumica shkuan te polakët , 3.2 milionë funte nga 2.8 milionë £ pesë vjet më parë. Por në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë një milion polakë dhe 100,000 shqiptarë. Kriminelët dhe të dyshuarit rumunë kishin nevojë për përkthyes që u kushtonin taksapaguesve 2.7 milionë £.

Lituanezët patën një faturë prej 805,000 £ dhe rusët 594,000 £. Alp Mehmet, nga Migration Ëatch UK, tha: “Ne nuk po arrijmë të identifikojmë kriminelët në kufi

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.