E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazeta austriake “Kurier” i kushton vemendje Çështjes“Tahiri”
Uncategorized

Gazeta austriake “Kurier” i kushton vemendje Çështjes“Tahiri”

Çështja “Tahiri” ka kaluar kufijtë e vendit duke u komentuar edhe nga mediat e huaja. Kështu e përditshmja ‘Kurier’ në një shkrim të publikuar dy ditë më parë ka komentuar rastin Tahiri, ku thekson faktin se mund të jetë vendimtar në çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.
Gazeta e nis shkrimin duke parashtruar ngjarjen e kapjes së biznesmentit në Elbasan me mbi 800 mije euro kesh dhe dy patenta të ish0ministrit Tahiri.

“Kur një sipërmarrës shqiptar u ndalua nga policia për shkak se po i jepte makinës me shpejtësi, dhe në fuoristradën e tij u gjetën 800 mijë euro kesh dhe dy patenta anijesh të ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, gjërat për ish-zyrtarin e qeverisë shqiptare u errësuan shumë. Sidomos për shkak se emri i tij kishte dalë një muaj më parë në lidhje me arrestimin e një bosi shqiptar të drogës në Itali: Si ministër i Brendshëm i qeverisë socialiste, Saimir Tahiri është përlyer disa herë, dëgjohet në bisedat telefonike të përgjuara të shefit të fuqishëm të drogës”, shkruan Kurir.

“Ish-ministri 38-vjeçar mohon gjithçka. Procesi ligjor i ngjarjeve rreth Tahirit, megjithatë, mund të bëhet një model dhe një rast vendimtar në Shqipëri. Në pranverë, vendi i vogël ballkanik shpreson të marrë dritën jeshile të BE për të hapur bisedimet e pranimit. Shqipëria ende ka shumë parakushte për të përmbushur, por mbi të gjitha, lufta dhe krimi në vend duhet të fillojë me zell dhe seriozitet. Është thelbësore që të zbatohet reforma ambicioze e gjyqësorit, e cila është shtyrë përpara me shumë presion ndërkombëtar.

Kurse ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahurin thotë se BE e ka bërë të qartë se pa reformim të drejtësisë, nuk ka anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Ndërkohë zyra e Prokurorisë po tregon ashpërsi të pazakontë ndaj ish-ministrit Tahiri. Të gjithë llogaritë e tij janë duke u hetuar, përfshirë ato të bashkëshortes, prindërve të tij, madje edhe të afërmve të largët. Ai thuhet se është zhytur kohët e fundit, raportojnë mediat shqiptare. Nëse drejtësia shqiptare arrin në një rezultat- kjo do ishte në Shqipëri, ku hetimet ndaj politikanëve të nivelit të lartë apo njerëz të tjerë me ndikim janë tretur në rërë, diçka e re” vijon Kurier.

“Nuk mjafton që të kemi ligje të mira”, thotë ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, për “KURIER”, “ju gjithashtu keni nevojë për njerëzit e duhur”. Të 800 gjyqtarët dhe prokurorët në vend tani i janë nënshtruar një “vetting”-u serioz. “Tre nivele janë duke u shqyrtuar,” thotë Vlahutin, “për efikasitet profesional, për lidhje të mundshme ndaj krimit dhe pronës: nëse një gjyqtar zotëron një shtëpi me vlerë disa miliona, ai duhet të provojë se nga i vijnë fondet. Orët arta Rolex, makinat e shpejta sportive, të gjitha blerjet ligjore të të gjitha mallrave luksoze duhen të provohen. Paneli shqiptar, i cili analizon gjykatësit dhe prokurorët, po shqyrtohen nga ekspertë nga BE dhe SHBA (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit). Procedurat e para tashmë kanë filluar”, shkruhet më tej në shkrim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.