E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një kapitull i pashkruar përballë kandidatit për qeli
Publik News

Një kapitull i pashkruar përballë kandidatit për qeli

 

E gjendur shpesh përballë pyetjes se cilin kandidat do të parapëlqeja për bashkinë e kryeqytetit, e kam të pashmangshme një përgjigje. Pikë së pari, rinënvizoj faktin se Erion Veliaj është kandidat qelie dhe jo kandidat bashkie. Rikandidimi i tij është provë e pakundërshtueshme e dështimit të Reformës në Drejtësi, pasi një kandidat qelie po u serviret shqiptarëve si kandidat bashkie me bekimin e plotë të faktorit ndërkombëtar. Dosjet në SPAK janë të radhitura për Veliajn, ndërkohë që qytetarët vazhdojnë ende të paguajnë çdo ditë për inceneratorët imagjinarë.

Sipas mendimit tim, kandidati që duhet të jetë përballë kandidatit për qeli Veliaj, duhet të jetë një kapitull i pashkruar. Me kapitull të pashkruar nënkuptoj veç një fakt: Asnjë dritëhije në figurën e tij.

Ilir Alimehmeti përballë kandidatit për qeli Veliaj, do të ishte një kapitull i pashkruar dhe pyetja që do të shtrohej para shqiptarëve do të ishte:
“Keni kandidatin për qeli përballë një kapitulli të pashkruar?! Kë do të zgjidhni?!.

Post Scriptum- Do të ishte një test moral për shoqërinë shqiptare, sikundër do të ishte edhe mundësia për të shkruar një kapitull të ri në historinë e kryeqytetit.

Elona Caslli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.