E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sarandê, tjetërsuan “Tokat e Bufit”, 2 biznesmenë nën akuzë: I Kemi përfituar në mënyrë të ligjshme
Publik News

Sarandê, tjetërsuan “Tokat e Bufit”, 2 biznesmenë nën akuzë: I Kemi përfituar në mënyrë të ligjshme

Dy shtetas, Kastriot Metaj 54 vjeç dhe Hektor Myftari 60 vjeç, janë proceduar penalisht nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar sipërfaqe toke, në zonën e Soronesë, Xarë.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturat “Tokat e Bufit”, të cilat i pretendojnë 45 familje të zonës, si kompensim për tokat e përmbytura. Këto familje kanë marrë premtimin nga pushtetarët lokalë e qëndrorë, për t’u kompensuar në 140 hektarë tokë të lirë, por kjo ka mbetur ende në letra.

Pra, pas zbulimit të policisë, rezulton se në këto toka janë bërë pronarë përmes korrupsionit dhe falsifikimit të dokumentave, duke e regjistruar edhe pranë ASHK-së në Sarandë, dy përsonat e sipërpërmendur.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit K. M., 54 vjeç dhe H. M., 60 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar sipërfaqe toke, në zonën e Soronesë, Xarë”, thuhet në një njoftim të policisë.

Metaj dhe Myftari janë dy biznesmenë nga Delvina, të cilët pretendojnë se e kanë siguruar këtë pronë në mënyrë të ligjshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.