Nëna e Lear Kurtit: Me shenjat që pashë, ai qe dhunuar tmerrësisht!
Nëna e Lear Kurtit, Fatmira, ka folur për vdekjen e të birit të saj. Në një intervistë ekskluzive për “News24”, ajo ka thënë se djali i saj kishte shenja dhune.
“Më mori në orën 11 pa pak dhe i thashë hajde se u bëmë për mall. Do vij më tha, se do ndërrohem. Me tha “nuk dua dush se jam i pastër”. E pyeta “a je në shtëpi”? Më tha “mos ki merak nesër do rri gjithë ditën me ju”. E kam bërë gjumin copa-copa,” – tha ajo.
Pjesë nga intervista:
Bisedën e bëtë natën që ndodhi ngjarja?
Fatmira Mustafa: Po. Më thanë shokët e Learit, më thanë hajde dhe shkuam te Spitali Ushtarak. Kur shkuam atje pyeti burri dhe i thanë nuk kemi njeri me këtë emër. Pastaj morëm rrugën dhe shkuam te morgu. Atje më çuan se nuk më thanë gjë.
Ishte i mavijosur, një e qepur nallbançe. Kam parë një tmerr. Supozimet e mia janë këto që është i dhunuar. Seç nxjerrin këto kjo është e pabesueshme. Nuk e di, se janë të rinj, por kur e ndjejnë se ndiqen e hedhin dhe jo të thonë se e ka gëlltitur. Pashë se kishte hematomë, ai është i grushtuar i sulmuar, edhe atë të kokës që kanë bërë ai ka marrë goditje të tmerrshme.
Kam folur dje në darkë më një shokun e tij, edhe ai ishte i shokuar, Personin që rrinte me Learin e njihja. Se ka parë ngjarjen, nuk e di. Por si nënë unë di të them se ai ka ikur i dhunuar. Unë këtë di të them, kanë frikë të rinjtë, shikojnë orën dhe thonë o bo bo. Kjo lagja jonë është e sulmuar. Unë nuk hedh supozime, por me shenjat që kam parë di të them se qe dhunuar tmerrësisht.
Kush dyshoni se e ka dhunuar?
Vetëm Policia. Atë e donin të gjithë shokët. Ishte pak nevrik, por shokët ia dinin natyrën dhe e pranonin siç ishte. Leari para 10 vitesh iu mbyll një çështje dhe doli i pafajshëm. i erdhi një letër që duhet të paraqitet në gjyq dhe më tha “duhet me ik jashtë se këta do më plasin brenda”. i thashë rri i qetë se kemi avokat. Më tha “çfarë jete është këtu, ke frikë të dalësh”. Policinë e kishte fobi, e kanë kapur disa herë edhe me shoqen e tij që kishte. Por e ndjente veten të pastër dhe fliste. Ai ishte i dhunuar.
Çfarë kërkoni nga institucionet?
Unë flas dhe ne emër të të gjitha nënave, që çdo të ri që kapin në rrugë, këta policët nuk e di janë të shkolluar, a janë prindër, por i kapin dhe përdorin forcën. Të rinjtë janë të tmerruar dhe prandaj ikin. Policia këtu është bërë e tmerrshme, nuk kanë siguri të rinjtë. Djali më thoshte “mami, po më erdhi e keqja, vetëm nga këta do më vijë”. Më thoshte “nuk më pëlqen kjo botë, ishte njeri me katër gjuhë”. Ai ishte fëmija i gjithë lagjes, të gjithë e donin. Ai nuk e meritonte këtë tmerr.
Keni një apel?
Fëmijët janë të pafajshëm. Të rinjtë e sotëm janë shumë të mirë, por janë të tmerruar dhe nuk kanë siguri këtu. Nuk e mendoja kurrë vdekjen e djalit dhe sidomos në këtë mënyrë.
Ka pasur disa protesta ditët e fundit…
Nuk i kam parë fare. Kam qenë shumë i lidhur me çunin. Burrit i thashë “do jemi vetëm ne të dy, unë e di që ai është i dhunuar”. Prandaj kërkova ta shikojmë deri në fund masakrën që i bënë fëmijës./ Marrë nga BW
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



