Gazetari Burimi: Arben Kraja pranoi se SPAK-ut i bëhet presion! Deklaratat e Yuri Kim, kontradiktore!
Gazetari Genc Burimi komentoi në Syri Tv tre vjet punë të SPAK dhe deklaratën e sotme të kreut të këtij institucioni, Arben Kraja.
Genc Burimi u shpreh se pranimi nga ana e Krajës se përballen me presione dhe nuk mund të mbrohen, është shumë e rëndë.
Ndër të tjera gazetari Genc Burimi theksoi se sjellja dhe intervista e tij nuk i duken normale. Për deklaratat e ambasadores Yuri Kim, Burimi tha se janë kontradiktore.
“Kur shoh një Arben Kraja që jep një intervistë të qetë në Amerikë dhe këtu jep një të shpejtë, nuk është normale.
Kur zyrtari më i lartë i SPAK thotë se nuk dinë të mbrohen dhe s’kanë kompetenca kur përballen me presione, imagjinoni çfarë jehone bën kjo deklaratë.”-tha Burimi.
Kreu i SPAK, Arben Kraja, pranoi sot se ndaj prokurorëve të SPAK janë regjistruar raste presionesh, por se tha se atyre iu sigurohet mbrojtje siç e parashikon ligji.
Ndërkohë i pyetur nëse pritet arrestimi i ndonjë të ashtuquajturi “peshk i madh”, Kraja u shpreh se puna vijon çdo ditë dhe përmendi rastin e sotëm të marrjes të pandehur të 10 ish-zyrtarëve të Qarkut të Lezhës, përfshirë edhe ish-kryetarin e Bashkisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



