E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kokaima në Bana King në Portin e Durrësit, jepet masa e sigurisë për 3 të ndaluarit
Publik News

Kokaima në Bana King në Portin e Durrësit, jepet masa e sigurisë për 3 të ndaluarit

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, 45-ditë, për tre të ndaluarit për kapjen e 33.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, të ardhur përmes një ngarkese me banane.

Në burg janë lënë administratori i kompanisë që priste ngarkesën me banane, si dhe dy punonjësit e skanerit të portit, të cilët akuzohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Falsifikim kompjuterik”.

Petrit Demishaj, 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane akuzohet nga gjykata për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

Alban Naziraj, 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”;

Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, akuzohet gjithashtu për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.

Në kërkim u shpall shtetasi Trifon Murataj, 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Sipas policisë, vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.