E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nesër takimi urgjent  Vuçiç-Kurti në Bruksel: Synojmë zgjidhje për të ndaluar përshkallëzimin e situatës!
Lajme

Nesër takimi urgjent Vuçiç-Kurti në Bruksel: Synojmë zgjidhje për të ndaluar përshkallëzimin e situatës!

Bashkimi Europian ka konfirmuar se ditën e nesërme do të mbahet një takim urgjent në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Bëhet me dije se takimi do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i BE për Politikën e Jashtme Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçk

Njoftimi i plotë: 

Të hënën, më 21 nëntor, në Bruksel do të mbahet një takim urgjent i nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë.

Ai do të ndihmohet nga Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajčák. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.

Përfaqësuesi i Lartë do të nisë me takime të veçanta me secilin lider duke filluar nga ora 08:00, e më pas do të ketë një takim të përbashkët. Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugedaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në targat dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.