Helmohet Ballshi, qytetari: Ka shpërthyer reparti më i rrezikshëm dhe s’po marrim dot frymë
Ballshi mbytet nga tymi helmues i ARMOS. Punëtorët në spital. Qeveria hesht!
Ballshi sot është zgjuar I mbuluar nga një re tymi dhe një erë shumë e rëndë në qytet. Qytetarët që na kanë kontaktuar dëshmojnë se atmosfera është mbytse dhe disa prej tyre pretendojnë se ka patur njerëz që janë shtruar në spital për shkak të frymëmarrjes.
Qyteti i Ballshit është zgjuar i ngrysur, jo si rrallëherë por më shumë se sa çdo herë tjetër.
Mirëmëngjesi nga qyteti i Ballshit. Në uzinën e qytetit ka ndodhur një shpërthim në repartin e Koksit. Gjysma e qytetit është mbuluar nga gaz i lëngshëm që të helmon dhe as frymë nuk mbushesh dot.
Uzina pretendon se është avull, por nxënësit dhe banorët që vinin nga qendra dhe zonat e tjera shpreheshin se nuk merrnin dot frymë pasi vinte era gaz i helmuar.
Shpërthimi në repartin e Koksit ka ndodhur në orën 6 e pak të mëngjesit, është ndjerë era e gazit dhe më pas kanë dalë të gjithë të shohin se çfarë po ndodhte, pasi gjysma e qytetit ishte bërë një fushë e bardhë që nuk vërehej asgjë.
Jemi shkëmbyer me punonjës të uzinës nga të cilët dëgjuam që ka pasur shpërthim në repartin e Koksit, është i njëjti repart ku para ca kohësh ndodhi shpërthimi i fuqishëm që pati edhe viktima.
Na thanë që disa punonjës të uzinës janë transportuar me ambulancë në spitalin e qytetit. Shpresojmë që të mos ketë të lënduar, apo më keq akoma të vdekur, sepse këta janë shumë të aftë edhe të fshehin një vdekje. Është për të ardhur keq…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



