E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha reagon ndaj deklaratave të Vuçiç: E papranueshme, presidenti serb nuk është ndarë nga e shkuara
Lajme

Lulzim Basha reagon ndaj deklaratave të Vuçiç: E papranueshme, presidenti serb nuk është ndarë nga e shkuara

Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, ka reaguar sot pas komenteve dhe gjuhës ofenduese që presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka përdorur dje ndaj kryeministrit Kurti. Pas emërimit të ri të ministrit për Komunitetin nga pakica serbe, Vuçiç e quajti kryeministrin e Kosovës “llum terrorist”.

Për Lulzim Bashën, kjo është një gjuhë e papranueshme e cila dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Ai thekson se Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund t’i imponohet me gjuhën e dhunës.

“Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës.

Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe”, shkruan Lulzim Basha në Twitter, ish-kryetar dhe aktualisht deputet i PD.

Lexo edhe: Aleksandër Vuçiç NUK vjen në Tiranë më 6 dhjetor! Akuzon BE: Mund dhe të më vrisni, nuk e dorëzoj Serbinë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk do të jetë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë me 6 dhjetor. Këtë e ka konfirmuar ai vetë në një konferencë për mediat, teksa nuk ka kursyer dhe akuzat për Bashkimin Europian.

Shkak, është bërë sipas tij, shjkelja e një marrëveshje të Brukselit e dakordësuar mes Serbisë dhe Kosovës. Vuçiç është shprehur se Albin Kurti e ka shkelur atë, pas emërimit të Nenad Rashiqit ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviqit si këshilltare e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.