Rama profesorëve të Akademisë së Shkencave: Nga xhevahir, u bëtë kufomë
Kreu i qeverisë ka pritur sot në ambientet e Kryeministër një grup nga Akademia e Shk3ncavte, të cilët kanë paraqitur në platformë të shkurtër më lidhje me reformimin e këtij institucioni, buxheti i cilit është shkurtuar nga vetë qeveria.
Rama në fjalimin e ti u ndal në situatën e Akademisë se Shkencave.
“Humbën më shumë se një vit në një inerci të kalbëzimit të vazhdueshëm të një institucioni, që dikur u krijua si xhevahiri rrezatues dhe sot është burim pezmatizimi, për të mos thënë brengë për ata që e themeluan. Kjo situatë na ka shtyrë që të çojmë përpara idenë e refuzimit për ta financuar më tutje këtë institucion me paratë e taksapaguesve.
Rama tha se kishte ardhur për të dëgjuar, pasi “reformimit me rrënjë i Akademisë së Shkencave është e vetmja rrugë për të dalë nga inercia e kalbëzimit dhe drejtuar sytë nga e ardhmja”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



