E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjinushi profesori, Rama si Ramiz Alia në takim me akademikët….
Uncategorized

Gjinushi profesori, Rama si Ramiz Alia në takim me akademikët….

Gjinushi përballet me Ramën: Situata ku ndodhet Akademia e Shkencave nuk është përgjegjësi e saj.

Mes akademikëve që ishin sot në takim me Ramën ishte edhe kreu i PSD Skënder Gjinushi.

Njelloj si 27 vite me pare. Rama  takon dhe kritikon intelektualet, “Profesor” Gjinushi eshte aty per ti dhene te drejte dhe per te bere autokririke ne emer te “intelektualeve”. Rama duket  se  ka zevendesuar Ramizin…..

Gjinushi u përball me Ramën për debatin mbi reformimin e Akademise se Shkencave, duke i kujtuar se “situata në të cilën ndodhet nuk është përgjegjësi e Akdemisë, kërkimi shkencor ka bërë mbrapa për goditjen e statusit të instituteve, u humb koordinimi midis tyre, kemi me mijëra doktoratura dhe cilësia e tyre le për të dëshiruar”.

Gjinushi theksoi se nuk eshte pjese e grupit te punes, e si i tille nuk ka asnje konflikt interesi, ndërsa kujtoi se një problem eshte ikja e trurit. “Eksporti i trurit. Të aftët të zotët, nuk rrinë këtu. Për këto dy arsye dhe politizimi i reformës së fundit bënë që ASH të kthehet në një organ honorifik. Shumë nga ato që ngriti zoti Fuga kanë të bëjnë me reformimin e brendshëm. Koha e lavdishme ishte që truri i Shqipërisë ishte këtu, Akademia kishte cilësi. Tani problemi është i përbashkët i qeverisë, Akademisë, ministrisë”- tha Gjinushi.

Sipas tij, keto nuk janë shkak për shkrirje të instucionit, pasi ka modele në të gjitha vendet, me bërjen e ligjit të ri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.