E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD-së i çon dy shishe vaj ministres në Kuvend: E dini se çfarë do të thotë vuajtje fshati?
Lajme

Deputeti i PD-së i çon dy shishe vaj ministres në Kuvend: E dini se çfarë do të thotë vuajtje fshati?

Nuk ka më të rinj dhe të reja

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka folur sot nga foltorja e Kuvendit për fermerët dhe prodhuesit e vajit të ullirit.

Ai ka shkuar në seancë me dy shishe vaji, një luledielli dhe një vaj ulliri, teksa i ka kërkuar ministres dhe qeverisë të hedhin sytë nga fermerët.

Sula theksoi se Shqipëria ka klimën më të mirë, por fshatarët janë të varfër dhe se vuajnë për të mbledhur ullinjtë dhe më pas për të prodhuar vajin, i cili shitet njësoj sa ai i lulediellit.

“A e dini që sot atje për të prodhuar 1 lt vaj ulliri, një punëtor do 20 mijë lekë, vaji shitet me 300 lekë. A e dini që nuk ka njerëz për të vjelë ullinj. Burrat e gratë e fshatit mezi i mbledhin ato kokrra. Si do i bëhet halli? A mund t’ia dalin fshatarët në këtë gjendje? E keni parë se çfarë do të thotë vuajtje fshati? Zbrisni nga makinat! Prodhimet bujqësore nuk dalin dot jashtë kufirit, as në Kosovë nuk shkojnë dot.
Shqipëria është me klimën më të mirë, kopshti Eden, por fshatarët janë të varfër.
Për çdo familje bujqësore të subvencionohet. Jo të gjeni metoda të cilat nuk shkojnë lekët te fermeri i thjeshtë. Ministre e bujqësisë, do ju kërkoja si përfaqësues i fermerëve të qarkut të Elbasanit, ndihmojini.
Nuk ka më të rinj dhe të reja në fshat, të jeni të sigurt.
Është gjynah që vaji i ullirit të shitet i barabartë me vajin e lulediellit, jo me atë të misrit.
Ju i kërcënoni që do ia merrni tokën fshatarit. Nëse ne bëjmë shpopullimin e fshatit, i vetmi sektor i cili prodhon…
Shqiptarët nuk marrin asnjë ndihmë nga qeveria. Fermerët s’kanë marrë ende lekët pas. Ka 8 vjet që gjithë fermerët e Belshit kanë 1.6 mln euro të pamarra nga firma greke e duhanit që ishte me shtetin shqiptar. Hidhni sytë nga fshati, janë njerëzit më të vuajtur”, deklaroi Sula.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.