E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
HOROSKOPI /Zbuloni surprizat që kanë rezervuar yjet për javën e ardhshme
Lajme

HOROSKOPI /Zbuloni surprizat që kanë rezervuar yjet për javën e ardhshme

Dashi

Së fundmi keni pasur kontraste tepër të forta në jetën bashkëshortore. Në punë gjërat kanë filluar të qetësohen, edhe pse me një ritëm të ngadaltë.

Demi

Kjo javë për këtë shenje do jetë fantastike, ata që po përjetojnë marrëdhënie klandestine po kalojnë një rikuperim, ndërsa në sektorin profesional mund të zgjidhet një mosmarrëveshje e hershme.

Binjakët

Në dashuri është e rëndësishme të bëni projekte afatgjata, ndërsa në sektorin e punës yjet e ditëve të ardhshme do të jenë të rëndësishme për të rritur prestigjin.

Gaforrja

Kjo javë do të jetë diskrete. Kujdes të mos përfshiheni në dashuri paralele, ndërsa në vendin e punës muaji që sapo ka nisur nuk premton avantazhe të mëdha.

Luani

Në jetën martesore çdo gjë ecën shumë ngadalë, ndërsa në punë është gati të fillojë një fazë në të cilën ata që duan të fillojnë biznesin e tyre kanë mundësinë të kuptojnë se si të veprojnë.

Virgjëresha

Kjo javë do të jetë fantastike, disa komplikacione të lindura në nëntor do të zgjidhen përfundimisht, ndërsa përgjigjet do të vijnë së shpejti edhe në sektorin e punës.

Peshorja

Çiftet duhet të bien dakord se çfarë të bëjnë gjatë festave të Krishtlindjeve, ndërsa në punë nuk është absolutisht koha për të ndërmarrë hapa të rrezikshëm.

Akrepi

Në jetën bashkëshortore ka pasur keqkuptime të vogla apo të mëdha, ndërsa në punë synimet e mira vlejnë dyfish.

Shigjetari

Do të jetë një javë e mirë edhe për këtë shenjë. Në dashuri është mirë të kapërceni pasiguritë e periudhës, ndërsa në punë takimet që do të zhvillohen do tu japin një shtysë të mirë për atë që do të duhet të bëni në muajt në vijim.

Bricjapi

Në jetën bashkëshortore mund të gjeni një pasion të bukur, ndërsa në punë është momenti i duhur për të rinisur një ide.

Ujori

Kjo do të jetë një javë e mbarë. Në dashuri duhet të përpiqeni të shmangni konfliktet, ndërsa për punën ajo që do të nisë do të jetë një javë rikuperimi.

Peshqit

Në punë do të keni mundësi të shkëlqyera, marrëdhëniet që mbyllen përgjithmonë do të duhet të rikuperohen

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.