Tonin Vocaj emërohet drejtor i Tiranës
Ditën e sotme janë bërë disa ndryshime në postet drejtuese të Policisë së Shtetit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur sot për ndryshimet brenda policisë.
Tonin Vocaj është emëruar Drejtor i Policisë së Tiranës, duke zëvendësuar Lorenc Panganikën, i cili shkon në Akademinë e Policisë.
Ndryshime Rrumbullaku ka bërë edhe në drejtoritë e policisë në disa qarqe të vendit.
Kështu, kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka emëruar drejtuesit e rinj të policisë në Vlorë, Fier dhe Shkodër.
Ndryshimet e tjera si më poshtë:
Tonin Vocaj emërohet drejtor i Policisë në Tiranë. Duke zëvendësuar Lorenc Panganikën. Ky i fundit shkon në Akademinë e Sigurisë.
Vendin e Vocajt e zë Sokol Bizhga. Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë. Niko Brahimaj emërohet në Fier. Ervin Hodaj në Shkodër.
Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marëdhëniet Ndërkombëtare. Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



