
Në prag të festave të 28-29 Nëntorit shumë ambiente në vendin tonë kanë nisur të vishen kuq e zi.
Kjo fotografi e marrë në kryeqytet është bërë virale në internet, pasi 4 komshinj kanë varur në ballkonet e tyre flamurin kuq e zi.
“Veshja” e qyteteve me flamurin kombëtar nuk bëhet vetëm nga ana e bashkive, por janë edhe qytetarë të shumtë ata që e valëvisin flamurin në banesat, bizneset apo në automjetet e tyre.



