E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD: ‘Ura e Zogut’ drejt shkatërrimit, Rama mungesë ndjeshmërie ndaj veriut
Lajme

PD: ‘Ura e Zogut’ drejt shkatërrimit, Rama mungesë ndjeshmërie ndaj veriut

Ministria e Kulturës t’i japë fund derdhjes së fondeve për miqtë e partisë

Deputetja demokratike, Elda Hoti ka reaguar për dëmtimin e ‘Urës së Zogut’. Në një deklaratë për mediat ajo theksoi se hapja pa parlajmërin e digve në lumit Mat dëmtoi, ‘Urën e Zogut’, duke shtuar se kryeministri Edi Rama tregoi urrejtjen e tij që ka për veriun .

Deklarata:

Ura e Zogut, e shpallur monument kulture e kategorisë së parë, është shkatërruar tërësisht.

Mungesa prej vitesh e vëmendjes dhe kujdesit të qeverisë, lënia në harresë, pavarësisht alarmit të aktivistëve të trashëgimisë, ka bërë që lumi Mat ta shkatërrojë urën e famshme, duke çuar në det një tjetër monument të traditës.

Kjo mungesë barbare ndjeshmërie dhe përkujdesjeje, i ka fshirë Shqipërisë një ndër veprat më me vlerë historike dhe arkitektonike.

Prej kohësh kam dashur ta shmang trishtimin e kësaj dite, dhe për këtë nuk reshta së kërkuari nga qeveria që të marrte masat për të mos lejuar rrënimin e një prej ikonave të veriut të Shqipërisë.  Ura e vjetër e Zogut, ajo që rezistoi 1 shekull, arkitektura e veçantë e saj, e ndërtuar nga një inxhinier italian, e dalluar për madhështinë dhe formën e unike, rrënohej nga pak çdo muaj, por kaluan vite dhe nuk u tregua kujdes për të.

Edhe pse mori vëmendjen e organizatës ndërkombëtare “Europa Nostra”, që e listoi në vendin e 12 si një ndër asetet më të rrezikuara në Europë, Ministria jonë e Kulturës heshti. Qeveria nuk ia hodhi sytë asnjë ditë nga 9 vitet e gjata në pushtet. Ndoshta është shumë të kërkosh nga një qeveri si kjo e tanishmja, vëmendje për “Urën e Zogut”: Një qeveri që ka fshirë memorien e vendit, ka shkelmuar trashëgiminë, ka varfëruar qytetarët dhe po shpopullon vendin. Ndjej trishtim, por aspak çudi, për një qeveri e cila e sheh trashëgiminë me sytë e njerkës dhe pasuritë e vendit i klasifikon vetëm sipas vlerës që ato kanë për xhepin e pushtetarëve.

Ndjej trishtim për shkatërrimin e “Urës së Zogut”, por aspak çudi se për këtë qeveri një oligark vlen më shumë se një monument kulture. Ashtu si hapja e digave të hidrocentraleve në Drin mori përpara pronat e shkodranëve, hapja pa paralajmërim e digave në lumin Mat mori përpara urën e Zogut. Jo vetëm atë, por edhe përmbyti tokat, e shtëpitë, i varfëroi edhe më tej banorët e zonës. Lumi Mat mori sot me vete një pjesë të historisë, por na bëri me dije edhe një herë paragjykimin dhe harrimin që Edi Rama ka për veriun dhe trevat e tij. Tregoi karakterin hakmarrës të atij që ata që nuk e votojnë i shpall armiq të klasës dhe të pushtetit. I bëj thirrje Ministrisë së Kulturës t’i japë fund derdhjes së fondeve për miqtë e partisë dhe të kthejë kokën nga trashëgimia kulturore e Shqipërisë. Ura e Zogut, me këmbët e thyera, rri në ballin e turpeve të kësaj qeverie, e cila atë që nuk e vjedh e lë të shkatërrohet, dhe atë që shkatërron e quan punë dhe nder.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.