E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ronaldo investon në qytetin e lindjes, Madeira! 50 mln euro për ndërtimin e një kompleksi apartamentesh
Publik News

Ronaldo investon në qytetin e lindjes, Madeira! 50 mln euro për ndërtimin e një kompleksi apartamentesh

Ylli portugez, Kristiano Ronaldo, do të bashkohet sërish me grupin “Pestana” me të cilin tashmë zotëron një zinxhir të përbashkët hotelesh për të nisur ndërtimin e një kompleksi të përbërë nga 88 apartamente në vendlindjen e tij, ishullin portugez të Madeiras.

Projekti do të jetë një investim prej 50 milionë eurosh dhe do të vendoset në tokën që zotëron futbollisti në “Playa Formosa”, në Funçal. Lajmin e ka dhënë presidenti i grupit të hoteleve, Dionisio Pestana në një intervistë për gazetën portugeze “Jornal de Negócios”.

Ronaldo dhe grupi “Pestana” kanë aktualisht pesë hotele nën markën e tyre të përbashkët, të vendosura në Lisbonë, Madeira, Madrid, Nju Jork dhe Marrakesh. Marka “Pestana CR7” ka në plan të hapë edhe dy hotele të tjera në Paris dhe Mançester. Në moshën 37-vjeçare, Ronaldo është një fenomen me shtrirje globale si brenda dhe jashtë fushës. “Ai është marka portugeze më e njohur në botë”, tha Daniel Sa, drejtor ekzekutiv i Institutit Portugez të Administrimit dhe Marketingut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.