Dumani në krye të SPAK, ja si votuan 10 anëtarët e KLP
Altin Dumani u zgjodh kreu i ri i SPAK me pesë vota pro, ndërsa procesi u ndoq nga afër edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.
“votat sipas kandidatëve nga ana e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë:
Për Altin Dumanin:
- Bujar Sheshi
- Zeqir Hoda
- Ledina Riza
- Eloida Goxhi
- Arta Mandro
Për Edvin Kondilin votuan:
- Alfred Balla
- Tartar Bazaj
- Nurihan Seiti
- Mirela Bogdani
Për Adnan Xholin votoi:
Sokol Stojani
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka qenë e pranishme ditën e sotme në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut.
Kim u shpreh se nuk ishte e pranishme aty për t’i thënë dikujt se kë duhet të votojnë, por ishte aty për të theksuar rëndësinë e procesit.
“E shoh që ka shumë teori konspirative që qarkullojnë. Dua të shpjegoj pse kam ardhur. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe SPAK-un. Erdha për të thënë saktësisht që ky është një moment i rëndësishëm. Erdha për të thënë se ajo që është e rëndësishme për këtë tranzicion.
Nuk jam këtu për t’i thënë asnjërit se kë të votojë. Nuk ka mesazhe të fshehura. SHBA ka qenë e drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Ju e dini faktin se unë nuk jam një person që i bëj gjërat e buta. Unë them atë që nënkuptoj. Përfaqësoj politikën e SHBA-së. Mbetet prioritet i SHBA-së që reforma të zbatohet plotësisht. Është bërë shumë përparim dhe shumë njerëz meritojnë kredite për këtë, duke filluar me qeverinë e këtij vendi.
Merita i shkon edhe opozitës dhe kritikëve që mbajnë qeverinë të ndershme”, tha Kim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



