Belind Këlliçi kërkesë për informacion 4 institucioneve për ‘Myslym Ketën'”
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nuk është ndalur në misionin e tij për mbrojtjen e banorëve të “Myslym Ketës”, të cilëve po u shembin pallatin.
Këlliçi ka shpërndarë në rrjete sociale foto të shkresave ku shihen kërkesat që ai u ka drejtuar 4 institucioneve, Bashkisë Tiranë, OSHEE-së, UKT-së dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
“Pas disa situatave që bashkëpërjetuam ditë-natë me banorët e pallatit nr. 4 në Rr. “Myslym Keta”, i drejtova tani kërkesë për informacion 4 institucioneve, Bashkisë Tiranë, OSHEE-së, UKT-së dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Nënkryebashkiaku Mazniku ishte shumë i zellshëm për të folur me shkresa. Po i përgjigjemi me 4 shkresa bashkë me banorët, për të cilat duam përgjigje.
Duam projektin e ndërtimit të pallatit!
Institucionet që kanë mësyrë në shtëpitë e banorëve, në pronën e tyre, pa asnjë shkresë apo vendim, duke kryer veprime arbitrare dhe të paligjshme, të mbajnë përgjegjësi!
Kush u preu ujin dhe energjinë elektrike i ka prerë vetes biletën për qeli.
I kërkoj Policisë së Shtetit të nisë hetimet për këto veprime arbitrare”, shkroi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



