Neritan Sejamini:Edi Rama ose është monument i paaftësisë dhe injorancës njerëzore ose i kapur,minimalisht nuk duhet te qeverise!
Gati të gjitha akuzat për drogë të opozitës, gjatë katër viteve të fundit, po dalin të vërteta, deri tek rastet e veçanta dhe personat e veçantë të denoncuar.
Pra, opozita pa asnjë lloj pushteti, pa asnjë lloj burimi financiar dhe pa rrjet informacioni ka patur të dhëna të sakta, kurse Kryeministri që ka patur gjithë shtetin nën kontroll, gjithë burimet e mundshme financiare dhe gjithë shërbimet e inteligjencës në varësi nuk ka patur asnjë informacion?
Nëse është kështu, Edi Rama është monument i paaftësisë dhe injorancës njerëzore! Ose në fakt ka patur. Cilado qoftë e vërteta, ajo e bën atë absolutisht të papërshtatshëm dhe të papranueshëm për të qeverisur vendin. Minimalisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



