E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I afërmi i të mbijetuarve tregon si ndodhi krimi në Prizren: U vra për një BIRRË
Lajme

I afërmi i të mbijetuarve tregon si ndodhi krimi në Prizren: U vra për një BIRRË

“Kobra” i qëlloi pabesisht! Ja si nisi sherri

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me krimin që tronditi Prizrenin, ku i vrarë mbeti Visart Cengu nga Kukësi. Për këtë ngjarje autor i dyshuar është Dibran Hoxhaj, i cili tashmë është i arrestuar.

Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë. Ndërsa i afërmi i tyre ka treguar si ka ndodhur krimi i rëndë.

Ai thotë se “Kobra” i ka qëlluar pabesisht, ndërsa thekson se vrasja ndodhi për një birrë. Debati agravoi duke shkuar te përplasja fizike dhe në fund “Kobra” i ndoqi deri te parkingu dhe i qëlloi në makinë.

“Janë zënë për një faturë 100 Euro. Këta (tre djemtë) thoshin janë shumë. Këtu ka nisur sherri. Janë rrahur dhe ai “Kobra” doli pabesisht dhe i qëlloi. Ata nuk kanë qëndruar në lokalin “Kobra” për darkë, por pasi janë kthyer nga darka në një tjetër lokal kanë kaluar aty dhe kanë ndaluar për të pirë një birrë.

E pimë, s’e pimë ndonjë birrë, kot këmbëngulën. Qëndruan vetëm 5 minuta. Janë ngatërruar për faturën në fund. Janë zënë brenda dhe dolën për të ikur. Më pas ai (Kobra) i qëlloi pabesisht në momentin që po iknin.

Përplasja ishte me personelin më pas “Kobra” i qëlloi te parkingu kur po iknin. Mbyllën dyert e makinës dhe tentuan të iknin, ai i ndoqi dhe i qëlloi. Nuk kanë pasur asnjë konflikt tjetër” tha për “5pyetjet.al” familjari i dy personave që arritën që të shpëtonin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.