E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Twitter shënjestrohet nga hakerët, mbi 200 mln adresa emaili shpërndahen falas në internet
Lajme

Twitter shënjestrohet nga hakerët, mbi 200 mln adresa emaili shpërndahen falas në internet

Të dhënat që besohet se përmbajnë adresat e emailit të më shumë se 200 milionë përdoruesve të Twitter janë shpërndarë në një forum hakerash, sipas BBC.

Informacioni i vjedhur përfshin adresat e emailit të përdorura për të krijuar llogari, gjë që do të krijojë shqetësim për përdoruesit që janë regjistruar me një adresë të pasigurtë.

Twitter nuk i është përgjigjur ende raportimeve për rrjedhjen e të dhënave, ndërsa Alon Gal i firmës së krimit kibernetik Hudson Rock, e cila zbuloi rrjedhjen, tha se ajo përmbante më shumë se 200 milionë adresa emaili.

Faqja e lajmeve teknologjike Bleeping Computer ka shkarkuar të dhënat dhe ka konfirmuar se adresat e emailit ishin të sakta për shumë nga profilet e listuara në Twitter.

Një studiues tjetër sugjeroi që shumë llogari në Twitter të shfaqen shumë herë, por numri i adresave unike të emailit të përfshirë është ende më shumë se 100 milionë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.