𝘾̧𝙁𝘼𝙍𝙀̈ 𝙕𝙃𝙂𝙀̈𝙉𝙅𝙄𝙈𝙄!!
Armir Shkurti
Rash të fle me pastruesen milionere në gjithë ekranet dhe u zgjova me Luis Ejllin rrenacak në çdo postim.
𝘾̧𝙁𝘼𝙍𝙀̈ 𝙕𝙃𝙂𝙀̈𝙉𝙅𝙄𝙈𝙄!!
Zhgënjim nga Luisi? Kurrë! Ky emër s’më thotë gjë dhe ndikimi i tij në jetën time është zero absolute.
Zhgënjim që u zgjova me një “skandal” të tillë? Përkundrazi! Po e prisja diçka që të eklipsonte vjedhjen e pastrueses në shtëpinë e një punonjëseje administrate që ende nuk po di të justifikojë paratë. Bravo e madhe për mjeshtrat e propagandës së Ramës! Kjo ndyrësi me emrin Big Brother paska ende kuptim, përsa i përket dobisë për sistemin.
Madje kohë më parë e kam denoncuar pikërisht për këtë: BB është pjesë e axhendës së depersonalizimit dhe shthurjes së individit. Që nga emri i marrë nga libri “1984” i Xhorxh Oruellit deri tek praktikat e ndyra të zerimit të dinjitetit, moralit, intimitetit, pa folur pastaj për lirinë.
Si i bëhet?
Thjesht duke e injoruar. Duke i dhënë ata lekë të abonimit në një jetimore a shtëpi të moshuarish a thjesht duke i pirë me shoqni…..
Pra zhgënjimi nuk qe as me Luisin as me pocaqinë BB. Por me një rreth miqsh të mirë, që i dua e i çmoj por që, jo vetëm shikokan Big Brother VIP por edhe u “sensibilizokan” prej rrenave të njërit prej skllevërve VIP në kafazin e cirkut…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



