Ukrainë/ Rrëzohet helikopteri në Kiev, vdes ministri ukrainas dhe 16 persona në bord
Një helikopter është rrëzuar pranë një kopshti fëmijësh në periferi të kryeqytetit të Ukrainës.
16 persona, përfshirë ministrin e punëve të brendshme të Ukrainës, kanë humbur jetën.
Dy fëmijë janë mes viktimave dhe 10 të tjerë po trajtohen në spital.
Ministri, Denys Monastyrskiy, ishte së bashku me 8 persona të tjerë në helikopter.
Zëvendësministri i tij dhe sekretari i Shtetit gjithashtu humbën jetën, thanë zyrtarët. Helikopteri u rrëzua në periferi të Brovary.
Mbetjet nga helikopteri ndodheshin jashtë një ndërtese të djegur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



