E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elvis Roshi në SPAK/ Çfarë e detyroi të ikë me vrap?
Publik News

Elvis Roshi në SPAK/ Çfarë e detyroi të ikë me vrap?

SPAK ka në duar hetime për Bashkinë e Kavajës.

Bëhet fjalë për disa tendera në kohën që është drejtuar nga kryebashkiaku socialist Elvis Roshi.

Ky i fundit e ka drejtuar Bashkinë e Kavajës nga viti 2011 deri në vitin 2016, kur dha dorëheqjen, pra një mandat e gjysëm.

Sot, me kërkesë të SPAK,  ai është marrë në pyetje për rreth një orë nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Raportohet se Roshi është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe si ish-titullar i institucionit publik.

Pasi ka dalë nga SPAK-u, ai ka ikur me vrap, pa folur me gazetarët edhe pse ka qenë zyrtar, i paguar me taksat e qytetarëve dhe ka përgjegjësi për periudhën që ka drejtuar institucionin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.