E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtoresha e Spitalit të Beratit Anila Kala u jep  100 MILIONË  oligarkëve Hervin Fora dhe Engjëll Hoxha
Lajme

Drejtoresha e Spitalit të Beratit Anila Kala u jep 100 MILIONË oligarkëve Hervin Fora dhe Engjëll Hoxha

Tenderat e Shëndetësisë që nënkuptojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë menaxhimin e taksave tona nga titullarët publikë, për vitin 2023 kanë nisur të shpërndahen në xhepat e të njëjtëve oligarkë të vjetër të kësaj fushe.

Mbi 109 Milionë Lekë pa TVSH i ka dhënë Drejtoresha e Spitalit të Beratit Anila Kala oligarkëve të kompanisë “EUROMED shpk”, Hervin Fora dhe Engjëll Hoxha. Procedura është klasifikuar me Flamur të Kuq pasi janë skualifikuar të gjithë konkurrentët e tjerë në garë pa një motiv konkret.

Në sqarim shkruhet se dy kompanitë e tjera pjesëmarrëse në garë janë skualifikuar për mospërmbushje të kritereve specifike të tenderit të cilat nuk bëhen me dije! Pavarësisht se kompania e Forës dhe Hoxhës ka ofruar vlerën më të lartë në garë është shpallur fituese nga titullarja e Beratit.

Kjo nuk është hera e parë që këta oligarkë shëndetësie favorizohen në këtë fushë. Taksat e qytetarëve shqiptarë u futen në mënyrë klienteliste dhe të korruptuar në xhep biznesmenëve të Shëndetësisë, ndërkohë që shkeljet e tyre të panumërta kalojnë pa u hetuar.

Kompania e oligarkëva ka përfituar nga Shëndetësia mbi 8.6 Miliard Lekë deri më sot. Nuk do të ndalemi në denoncimin e secilës procedurë prokurimi publike që shënjon ndarjen e parave publike midis shtetit dhe oligarkut në çdo fushë të Republikës!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.