E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përballja e Luftar Reçit me Shullazin dhe grupin e tij dështon
Publik News

Përballja e Luftar Reçit me Shullazin dhe grupin e tij dështon

Dështon për herë të dytë përballja e Luftar Reçit, të penduarit të drejtësisë, me Emiljano Shullazin dhe grupin me të pandehurit e tjerë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shkak është bërë mungesa e gjyqtares së çështjes, Etleva Dedës, e cila prej ditësh ka munguar në seancat gjyqësore ku është pjesë gjykuese.

Deda ndodhet e shtruar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 27 janar në orën 08:30.

Emiljano Shullazi, Viktor Ymeri, Indrit Rusi dhe Indrit Taullau, do të përballeshin me Luftar Reçin, edhe ky i arrestuar për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005.

Reçi është bërë shkak për arrestimin e anëtarëve të grupit, me dëshmitë e tij, duke treguar emrat e porositësve, organizatorëve dhe ekzekutuesve të Lames e Saliut. Ndërkohë Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj ndodhen në arrati në lidhje me këto dy vrasje.

Ky i fundit u shpall në kërkim vetëm pak ditë më parë në kuadër të operacionit “Komploti” edhe si i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe “Rrumit të Shijakut” në 2019, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.

Pavarësisht se dëshmitë e tij hodhën dritë mbi ngjarjen, të pandehurit e konsiderojnë Luftar Reçin si të pabesueshëm. Kujtojmë se në fillim të këtij viti, Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3.6 vite burg Gentian Goskovën i njohur si “Reqi i Korçës” dhe me 2.4 vite Ervis Kosovën, pasi tentuan të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtëisë, Luftar Reçi.

Ata akuzohen për veprat penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, në formën e propozimit dhe premtimit të përfitimit të parregullt të dëshmitarit, për të siguruar nga ky i fundit deklarime të rreme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.