E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Shehaj: Çfarë posti donte t’i jepte Rama ish-zyrtarit të FBI-së
Lajme

Agron Shehaj: Çfarë posti donte t’i jepte Rama ish-zyrtarit të FBI-së

Deputeti Agron Shehaj ka denoncuar mbrëmjen e sotme lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.

Shehaj tha se Rama ka dashur t’i japë ish-zyrtarit të FBI-së një post të rëndësishëm, përveç pagesave për të bërë hetime për opozitën.

Në një intervistë me Erla Mëhillin, ai deklaroi se kreu i qeverisë donte që Charles McGonigal ta vendoste në krye të strategjisë Antikorrupsion.

“Këtë zotërinë donin ta vendosnin në krye të strategjisë antikorrupsion, kjo është çmenduri. Pasi i kanë dhënë lekë, donin ta vinin edhe në krye të strategjisë antikorrupsion. Imagjinoni çfarë është bërë në këtë vend me zyrtarët që kanë ardhur. Kur Rama ka arritur deri këtu, mund të ketë bërë gjithçka dhe është në gjendje të bëjë gjithçka”, theksoi deputeti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.