Kapet administratorja e agjencisë turistike që mashtronte qytetarët me kontrata pune europiane
Policia e Vorës ka kapur një shtetase të shpallur në kërkim për mashtrim.
Bëhet fjalë për Shqiponja Krosin, banuese në Tiranë.
Krosi është dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Kjo shtetase, gjatë kohës që ka administruar një agjenci turistike, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, duke mashtruar qytetarë të ndryshëm se do t’i pajiste me kontrata pune në vendet e BE-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



