E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha kritika Bashës/ Mbylli gojën 7 ditë për skandalin me McGonigal
Lajme

Berisha kritika Bashës/ Mbylli gojën 7 ditë për skandalin me McGonigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj Lulzim Bashës, teksa foli për skandalin me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Berisha tha gjatë mbledhjes me kryesinë se Basha mbylli gojën 7 ditë për këtë skandal dhe në fund reagoi me vetëm 4 rreshta.

Ai theksoi se edhe pas kaq ditësh, ish-kreu i PD-së nuk guxoi të përmendë kryeministrin dhe ish-zyrtarin e FBI-së.

“A e dini se McGonigal ka takuar prokurorë këtu, vetorë, veting, ka takuar gjykatës, ka hyrë e ka dalë i plotëfuqishëm. Këto nuk ekzistojnë për skapin e partisë. Edi Rama pas sqarimit se e kam pasur ndërmend anglisht dhe jo shqip fjalën mik, e mbylli gojën, u zhduk 5 ditë. E mbylli gojën për 7 ditë Lulzim Basha, në vend që të thoshte ja, viktima e një komploti, jo nuk çel gojën dhe bëri një shënim dje, 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë Edi Ramën pa le më McGonigal, nuk ekzistonin për ta”, theksoi kryedemokrati

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.