KUPA E SHQIPËRISË, GRUPI A/ Kualifikohen ekipet e Superiores, ja të gjitha rezultatet
Kanë përfunduar të treja sfidat e Grupit A për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Në fazën tjetër është kualifikuar Partizani, Tirana dhe Kastrioti.
“Demat” mundën me rezultatin 3-0 dibranët, bardheblutë mposhtën lushnjarët me shifrat 1-0, ndërsa krutanët dhe dinamovitët u ndanë në barazim pa gola.
Për shkak se ndeshjen e parë Kastrioti fitoi me shifrat 3-1, kalon në turin tjetër dhe Dinamo eliminohet.
PARTIZANI 3-0 KORABI
Partizani: Rexhepi; Zekolli, Menish, Magete, Buxhelaj, Telushi, Zuna, Sota, Mba, Da Silva, Hoti;
Trajner: Xhovani Kolela
Korabi: Çyrani; Lala, Tabaku, Marku, Selmani, Hoxhaj, Xhafa, Kasalla, Demaj; Beshiraj, Joti;
Trajner: Shpend Kumbarçe
TIRANA 1-0 LUSHNJA
Tirana: Lika, Iseni, Luta, Tola, Përgjoni, Meta, Qefalija, Lushkja, Berisha, Nikqi, Gjumsi;
Trajner: Orges Shehi
Lushnja: Kaloshi, Selita, Basha, Isufi, Ruço, Hajdëraj, Arapo, Haxhiu, Kananaj, Camko, Zdrava;
Trajner: Klevis Dalipi
KASTRIOTI 0-0 DINAMO
Kastrioti: Malaj, A. Selmani, Rami, Karakaçi, Arapi, Mihan, Kaçinari, Bejzade, Onanuga, Ajazi, Çela;
Trajner: Ardian Mema
Dinamo: Krosta; Vokrri, Zhivanaj, Prodani, Bardhi, Smaçi, Denison, Dikson, Allmuça, Fetaj, Preloshi;
Trajner: Nevil Dede
Grupi B, ka luajtur ndeshjet e saj të kthimit të turit të dytë dhe u duk se nuk pati surpriza.
Laçi nuk gaboi në shtëpi përballë Tomorit, duke e mundur me rezultatin 2-0 dhe rezultati i përgjithshëm 5-1.
As në “Kukës Arena” nuk pati surpriza, me Kukësin që dominoi me 5 gola Apoloninë, edhe pse rezultati i ndeshjes së parë përfundoi në një barazim pa gola.
Në Rrogozhinë, Skënderbeu u mundua të surprizonte për të përmbysur rezultatin, por Egnatia arriti të dilte me një barazim 1-1, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale.
REZULTATET:
LAÇI 2–1 TOMORI (3-1)
Biba 61′, Myrta 83′
KUKËSI 5–0 APOLONIA (0-0)
Peposhi 18′, Barbosa 49′, Domi 65′, 82′, Berisha 68′
EGNATIA 1–1 SKËNDERBEU (1-0)
Fernando 54′ / Agbekpornu (A.G) 45+2′
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



