E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurorja që vendosi Rilindja kryeprokurore nxjerr nga burgu zyrtarët e Financave dhe përmbaruesin
Publik News

Prokurorja që vendosi Rilindja kryeprokurore nxjerr nga burgu zyrtarët e Financave dhe përmbaruesin

Arta Marku, prokurorja që vendosi Rilindja kryeprokurore ka nxjerrë nga burgu Sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, drejtorin e çështjeve ligjore në këtë institucion, Fatmir Hoxha dhe përmbaruesin privat Alban Ruli.

Mësohet se si prokurore e Gjykatës së Apelit, Arta Marku ka kërkuar të zbutet masa e sigurisë “arrest në burg” për dy zyrtarët e Financave dhe përmbaruesin që u përfshinë në skemën e mashtrimit të një biznesmeni që përfitoi nga rimbursimet.

Pas kërkesës së saj, Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi masën “arrest shtëpie” për Gjokutajn, Hoxhën dhe Rulin.

Kujtojmë se arrestimet e tyre u bënë pas hetimeve ndaj shtetasit Ilir Thana, i cili akuzohet për mashtrim, ndërkohë hetimet kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave, të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.