E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa e besueshme është mesatarja për nivelin e një nxënësi?!
Publik News

Sa e besueshme është mesatarja për nivelin e një nxënësi?!

 

Personalisht kam besuar gjithnjê se mesatarja e një nxënësi nuk përkon domosdoshmërisht me njohuritë e këtij të fundit dhe jam pro rikthimit të konkurseve për t’u pranuar në universitet në Shqipëri.

Pse jam pro?! Në realitetin shqiptar ka një të vërtetë të hidhur që është e pranishme në çdo hallkë të sistemit arsimor. Kjo e vërtetë është blerja e notës. Dikush mund të thotë se jo çdo nxënës e blen notën dhe jo çdo mësues e shet atë. Absolutisht e vërtetë.

Cili është mekanizmi që tregon nëse nxënësi e ka blerë notën apo kjo e fundit është produkt i studimit sistematik?!

Unë besoj se mekanizmi që e vërteton këtë, është testi për pranimin në fakultet. Ky test do të identifikonte vlerësimin fiktiv nga vlerësimi objektiv sikundër do të sillte edhe një rritje të cilësisë së studentëve nëse procesi i kryerjes së konkursit do të ishte serioz dhe nuk do të dilte teza paraprakisht.

Post Scriptum- Kam dalë në këtë përfundim pasi mjafton të bësh një test në shkollat e Tiranës, ku studiohet gjuha angleze apo gjuha italiane,, për të kuptuar se dhjeta e vënë nga mësuesi nuk përkon aspak me dijen e nxënësit.

Elona Caslli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.