Jim Carrey shpjegon sjelljet e çuditshme në intervistash
Jim Carrey ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për një sërë intervistash të çuditshme të publikuara në media.
Këto intervista, së bashku me një betejë ligjore të ngritur nga familja e ish të dashurës së tij, kanë shkaktuar shqetësime në mesin e fansave të aktorit humorist për mirëqenien e tij.
Carrey u zhduk nga Hollivudi për të luftuar me depresionin dhe problemet e shëndetit mendor.
Carrey tha për i News gjatë promovimit të filmit të tij të fundit në Netflix:
“Në këtë pikë, unë nuk kam depresion. Nuk ka një përvojë të depresionit. E kam patur atë për vite me rradhë, por tani, kur vjen shiu, bie shi, por nuk qëndron. Nuk qëndron aq sa të më zhysë dhe të më mbysë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


