Dhuna ndaj medias është dhunë ndaj gjithë shoqerisë
Mentor Kikia
Rasti i dhunes ndaj gazetareve te Fiks Fare eshte ngjarja me e rende e dhunimit te medias, qe eshte shenuar vitet e fundit. Nuk eshte nje incident, por deshmi e nje banditizmi qe harbon lirshem ne kete vend, fale tolerances shteterore.
Eshte e pashembullt qe nje trupe xhirimi te sulmohet nga bandite te maskuar e te armatosur, gjate kryerjes se detyres per te investiguar shfrytezimin e Lumit Zeze ne Fushe Kruje.
Bandite qe kane pushtuar nje lume dhe e quajne prone te tyren, dhe askush nuk i ndalon.
Bandite qe kontrollojne shkaterrimin e prones publike me roje te armatosur, e askush nuk i ndalon.
Bandite qe sulmojne gazetaret, i dhunojne, u thyejne kamerat e askush nuk i ndalon.
Polici, qe edhe pasi njoftohet nga gazetaret se jane nerrezik, e merr shtruar-shtruar sikur po shkon ne dasem.
Cfare dreqin duhet te ndodhe me ketu qe te ulerasim te gjithe?
Cfare ka mbetur ende pa u bere ne kete vend?
Ngjarja e fundit me koleget e Top Channel eshte uleritese dhe media e gjithe duhet te bertase derisa horrat me maska e me arme te futen ne burg per dhunen ndaj gazetareve por edhe per dhunen e zaptimit te pasurise publike e shkaterrimin e natyres.
Te dashur kolege, pavaresisht ku punoni e me me dreq partie jeni, ngrijeni zerin pasi kjo eshte nje dhune ndaj te gjitheve ne gazetareve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



