E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjeofizikanti: Dy tërmetet e fuqishme në Turqi e Siri nuk janë një fenomen i zakonshëm
Lajme

Gjeofizikanti: Dy tërmetet e fuqishme në Turqi e Siri nuk janë një fenomen i zakonshëm

Saskia Goes, profesori i Gjeofizikës në Kolegjin Imperial në Londër është shprehur se tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë nuk janë një fenomen i zakonshëm. Profesori i Gjeofizikës në Kolegjin Imperial në Londër, Saskia Goes thekson se tërmetet e fuqishme që tronditën Turqinë nuk janë një fenomen i zakonshëm. Mëngjesin e së hënës më 6 shkurt, një tërmet me magnitudë prej 7.8 ballësh që goditi Turqinë dhe Sirinë shoqëruar disa orë më pas me një tjetër goditje të fortë 7.6, la pas 28 mijë viktima dhe mijëra të plagosur.

Profesori i Gjeofizikës në Kolegjin Imperial u shpreh se tërmetet shkaktojnë shumë pasgoditje me magnitudë më të vogël, por lëkundja e tokës së 6 shkurtit solli paslëkundje të fuqishme. Ndërkohë zyrtari i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD) Orhan Tatar tha të shtunën se tërmeti me magnitudë 7.7 bëri një efekt dhe lëshoi ​​energji aq të fuqishme sa 500 bomba atomike duke shtuar se tërmeti i parë me magnitudë 7.7 ballë ka zgjatur 65 sekonda, ndërsa tërmeti i dytë ka qenë 45 sekonda.

Tërmetet goditën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 qytete duke përfshirë Hatay, Gaziantep, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa. Profesori i Gjeofizikës në Kolegjin Imperial në Londër tha se tërmeti i vitit 1939 në Turqi, i cili goditi provincën lindore të Erzincanit, i bëri tërmetet e ardhshme më të mundshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.