Ndërron jetë në Kenia 22-vjeçarja që u dhunua barbarisht në Tiranë
Joy Ayoko, 22-vjeçarja nga Kenia e cila u dhunua barbarisht në Tiranë ka ndërruar jetë, raporton News24.

E reja larguar nga Shqipëria drejt vendlindjes më 25 janar, teksa la Spitalin e Traumës për t’u larguar për mjekim në spitalin Kenyatta, por aty ka ndërruar jetë.
Për disa muaj vajza nga Kenia qendroi e shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet. Gjatë gjithë kësaj kohe ajo ka qene në gjendje kritike për jetën.
Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve, megjithëse raportet e mëparshme kundërshtonin atë që policia i tha familjes, e cila tregoi se Joy Aoko u përpoq të bënte vetëvrasje duke u hedhur kati i dytë i pallatit të saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



