E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitën dhe masakruan çiftin e moshuar për 1 milionë lekl, shoqërohen dy persona në polici
Lajme

Grabitën dhe masakruan çiftin e moshuar për 1 milionë lekl, shoqërohen dy persona në polici

Policia e Durrësit ka shoqëruar dy persona, të cilët dyshohet të jenë autorë të grabitjes me dhunë që ndodhi pak ditë më parë në fshatin Shkallnur.

Pre e grabitjes ranë një çift të moshuarish, të cilëve përveçse autorët u vodhën (tre persona) rreth 100 000 lekë, i lidhën ata dhe torturuan. Dy bashkëshortët e moshuar M.E., 77 vjeç dhe SH.E., 69 vjeçe përfunduan në spital nga dhuna. Ndërkohë, policia është në kërkim të autorit të tretë.

NJOFTIMI I POLICISE

Në datë 20.11.2017, rreth orës 03:00 në Shkallnur 3 persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit M.E. 77 vjeç. Autorët kanë lidhur shtetasit M.E. dhe Sh.E. 69 vjeçe (bashkëshortë) dhe kanë marrë një sasi parash rreth 100 000 lekë. Shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë, të cilët kanë shoqëruar disa persona. Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.