Nga xhelozia për të dashurën 20 vjet më të madhe, kosovari torturon shqiptaren për vdekje.
Horrori ka zgjatur disa muaj, nga janari deri në korrik të këtij viti. Për sa kohë që nuk kishte guximin t’i drejtohej karabinierëve dhe të denonconte torturat që i bënte burri i dhunshëm.
Sipas rindërtimit të ngjarjeve nga prokuroria italiane e cila po heton, 30-vjeçari shqiptar nga Kosova ishte bërë xheloz dhe kishte frikë se partnerja e tij, 20 vite më e madhe se ai, do të kthehej me ish-in e saj,
Por mbi të gjitha ai ishte bërë i dhunshëm, aq sa ajo kishte përfunduar në disa raste në spital.
Të mërkurën, situata ka degraduar. Ajo u paraqit në urgjencë me demtime te tmerrshme, në sy e kudo ne trup: ishte izoluar në shtëpi nga partneri, i cili përveçse e kishte rrahur në fytyrë dhe krahë, i kishte shkaktuar ënjtje në pjesët intime, si pasojë e dhunës seksuale.
Keshtu shqiptari perfundoi ne prangat e Policise se Ponzano. Emrat e tyre nuk behen me dije nga mediat italiane.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



