E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërkohë që Rama ndërton bahçen me lule 5 miliardë lekë, shqiptarët kalojnë nëpër ura mesjetare
Politikë

Ndërkohë që Rama ndërton bahçen me lule 5 miliardë lekë, shqiptarët kalojnë nëpër ura mesjetare

Ditën e djeshme ju paraqitëm rasatin skandaloz të shpalljes së fituesit të një tenderi për të ndërtuar një “bahçe me lule” brenda mjediseve të Kryeministrisë.

Vlera e ndërtimit llogaritet në rreth 5 miliardë lekë të vjetra me TVSH dhe paratë do të dilnin nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili në vetvete ka për qëllim zbutjen e varfërisë në zonat rurale.

Bahçja me lule me vlerë 5 miliardë lekë që rama do ndërtojë brenda në Kryeministri

Por ndërkohë që Rama i lejon vetes luksin për të harxhuar kaq shumë para në ide të “çmendura”, rreth 800 banorë të fshatit Laç në Mat rrezikojnë përditë jetën e tyre duke kaluar lumin mbi një urë të sajuar mesjetare.

Siç mund ta shikoni edhe nga foto, banorët kalojnë mbi një trung peme të modifikuar si urë mbi lumin e rrëmbyeshëm. Kjo urë mesjetare është e vetmja mënyrë për banorët për të dalë në anën tjetër. Madje janë edhe vetë nxënësit e një shkolle që detyrohen të kalojnë aty përditë.

Ura mesjetare e sajuar ku çdo ditë kalojnë 800 banorët e fshatit Laç të Matit

Imagjinoni pak se sa mund t’i nevojiteshin këtyre banorëve dhe shumë të tjerëve ato 5 miliardë lekë që Rama do t’i harxhojë për të ndërtuar “bahçen” e tij me lule në mes të betonit të Kryeministrisë.

Në vijim mesazhi i banorëve:

 Këtu kalojme qindra banore çdo ditë dhe lumi është shumë i rrëmbyeshëm. E vetmja mënyrë për të kaluar është ky shelg. Lidh fshatin Laç te Matit me Burrelin. Jane mbi 800 banorë që kalojnë në ate lum, edhe nxënesit e shkollës që shkojnë në Shkollën e Urakes çdo dite….
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.