Gazetari i Mother Jones Jons: Lidhja e Ramës me McGonigal qelbet erë e keqe
Gazetari i Mother Jones, Dan Friedman, në një intervistë për Fokus TV, ka deklaruar se ende është e paqartë sa sa thellë është implikuar Rama në këtë çështje.
Sipas tij, padia merret shumë me oligarkun rus, por puna që lidhet me Shqipërinë kur ai ishte në FBI, është më e keqe.
“Ky është një skandal i madh turperues për FBI dhe agjensitë amerikane hetuese, në përgjithësi. Kur ne flasim këtu për korrupsionin në vendet e tjera, duhet të turpërohemi nga ky korrupsion i një zyrtari të lartë të FBI”, është shprehur ai.
Robert Papa: Është akt-padi 7 ose 8 faqe dhe kryeministri shqiptar përmendet 6 ose 7 herë. Mendon se janë ndalur hetimet apo vazhdojne?
Dan Friedman: Hetimet vazhdojnë. Ai është akuzuar, tani do kemi një çështje në gjyq. Ose do ketë marrëveshje ose do kemi gjyq, kjo na ndihmon neve gazetarëve se do dalin shumë informacione. Mbrojtja e tij do nxjerrë informacione në favorin e tij. Shpresoj do mësojmë më shumë.
Robert Papa: Thuhet personi A, personi B dhe kryeministri shqiptar, kanë qenë nën hetim?
Dan Friedman: A dhe B, nuk janë nevojshmërisht objekt i hetimeve, po mund të ngrihen më vonë akt-padi ndaj tyre. Janë dëshmitarë dhe pjesë e hetimeve. Hetimi përfshin Ramën se akt-padia përmend takimet që McGonigal ka pasur me të dhe ndërhyrjet që ai ka bërë në favor të Ramës.
Nuk e dimë se sa thellë kanë parë ndaj Ramës, diçka përtej lidhjeve që Rama bënte me McGonigal. Nga imuniteti diplomatik do kenë qenë më të kujdeshëm që ta zgjeronin mandatin e tyre ndaj tij.
Robert Papa: A mund ta thërrasin si dëshmitar në gjyq?
Dan Friedman:Mund ta thërrasin, por ai mund të ketë imunitet diplomatik. Mund të thotë se për arsye diplomatike nuk do marrë pjesë dhe gjyqtari mund ta përjashtojë si dëshmitar.
Robert Papa: A është normale që një kryeminster i një vendi të vogël, të thotë se kam mik të madh një zyrtar të FBI. Nuk mendoj ka ndodhur me kryeministra të tjerë.
Dan Friedman: Jo! Nuk di rast të tillë. Kjo qelbet erë, vjen erë se diçka më shumë po ngjet nga ajo që thuhet në akt-padi.Merr shumë vëmendje këtu në SHBA dhe në Shqipëri.
Robert Papa: A u përpoqe të intervistoje Bashën?
Dan Friedman:J o kohët e fundit, por u përpoqa asokohe. Ai personalisht na sulmoi, me situata false, se na kishin paguar. Nuk i janë përgjigjur pyetjeve tona.
Robert Papa: A mendon se ai gënjen sepse në Shqiperi ai ka thënë se kam marrë 500 mijë dollarë nga shqiptarët këtu.
Dan Friedman: Nuk e di saktësisht çka është e vërtetë. Muzin ka raportuar se i ka marrë gjithë ato para të lobonte për PD, por Basha dhe PD thanë se kanë paguar vetë 25 mijë dollarë, kjo nuk është shumë. Njëri prej tyre nuk po thotë të vërtetën. Nuk është e qartë çfarë ndodhi saktësisht.
Robert Papa: Si ndodh,ka një shkrim si te Mother Jones ku mund të nisë hetime prokurori nga kjo indicie?
Dan Friedman: Eshtë e mundshme që një prokuror të nisë çështjen nga një artikull, kjo ndodh. Në këtë rast të vecantë, nga akt-akuza tregon, se hetimet kanë nisur para shkrimit tonë. Pra, nuk ka qenë artikulli burimi i nisjes së hetimeve. Formulari që ai plotësoi si agjent i të huajve, në dhjetor për Biniata Trade, 2017.Kjo qe arsyeja që ne pamë te kjo dhe mbase tërhoqi interesin e FBI. Njerëzit në Shqipëri po tregonin shumë vëmendje ndaj kësaj. Ajo tregoi vëmendje atje dhe ja dërguan McGonigalit dhe ai nisi këtë hetim. Eshtë spekulimi im.
Robert Papa: Xhon Shindler shkruaji për Uashington Ekzaminer se janë paguar miliona dollarë nga oligarkë shqiptarë për McGonigal që të mos jenë në listën e zezë, A e ka FBI ose zyra e McGonigal këtë pushtet që të ndërhyjë për “Non Grata”?
Dan Friedman:Jo, nuk duhet ta kenë. E kam lexuar. Nuk e konfirmoj çka raportohet. Tronditëse, ose unë do ju hetoj ose ju do më paguani që të mos ju hetoj, çka është korrupsion i pastër, zhvatje. FBI nuk duhet ta ketë këtë fuqi, sepse duhet të ndjeke sundimin e ligjit. Ata nisin hetimet, vetëm kur kanë arsye të mira dhe nuk ka atë nivel diskutimesh personale. A e kanë atë fuqi? Duket se të paktën McGonigal qe i aftë të ushtronte atë nivel.
Nuk është e mundur, mendoj. Ai ka përdorur aksesin me maturi që të zhvasë para. Nuk duhet të ketë qenë i aftë ta bënte këtë gjë. FBI duhet ta shikojë.
Robert Papa: A e ka FBI forcën të ndikojë në procesin e “Non Grata” te Departamenti i Shtetit? Apo është diçka e ndarë?
Dan Friedman: Nuk besoj se nevojshmërisht FBI ka ndonjë fuqi te Departamenti i Shtetit. FBI mund të thotë nëse dikush ka nja akt-padi për një krim, vendim i një prokurori federal, veçmas nga FBI, disa raste me Jurinë e Madhe,ata mund ta prezantojnë atë te Departamenti i Shtetit dhe evidenca te Departamenti i Thesarit. Realisht nuk e kanë atë fuqi. Nëse McGonigal thoshte se unë mund t’ju hetoj juve është një lloj shpërthimi që të paguhej prej tyre duke thënë se kishte atë fuqi që nuk e kishte realisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



