E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë pritet në 3 mars?/ Nga vendimi i Apelit për vulën, te protesta e mocioni në Kuvend
Politikë

Çfarë pritet në 3 mars?/ Nga vendimi i Apelit për vulën, te protesta e mocioni në Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se Ilir Meta duhet t’i lërë akuzat për të tjerët, por të merret me hesapet e tij me drejtësinë, teksa shtoi se çështjes CEZ-DIA duhet t’i shkohet deri në fund.

Për sa i përket 3 marsit, Balla tha se socialistët do jenë në Kuvend për mocionin me debat për çështjen “McGonigal” dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

“Personat që janë vetë nën akuzë, siç është Sali Berisha dhe Ilir Meta, t’i lënë akuzat për të tjerët dhe të merren me hesapet që kanë me drejtësinë. Ka një shpresë të madhe se drejtësia, edhe pse e vonuar, po u rikthehet çështjeve me shumë rëndësi që ka sfida e madhe e drejtësisë. Uroj që t’i shkohet deri në fund çështjes CEZ-DIA. Në 3 mars duhet të jemi në Kuvend, se do kemi mocionin me debat”, tha Balla.

Kujtojmë se në 3 mars pritet që të jepet vendimi i Apelit për vulën e PD-së, teksa kreu i opozitës ka paralajmëruar protestë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.