Zhduket 32 vjeçari në Berat/ Nëna: Prej datës 15 shkurt nuk është kthyer në shtëpi
Një 32 vjeçar rezulton i zhdukur prej dy javësh.
Denoncimi është bërë nga nëna e të riut.
Sipas saj ai është larguar prej datës 15 shkurt nga banesa dhe nuk është kthyer më.
“Në Komisariatin e Policisë Berat, ka bërë kallëzim shtetasja H. A., 62 vjeçe, banuese në Berat, se nga data 15.02.2023, është larguar nga banesa djali i saj, shtetasi S. A., 32 vjeç, banues në Berat. Po punohet për gjetjen e tij.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



