E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier, arrestohet në Fier tutori Arbër Mehmetaj
Lajme

Fier, arrestohet në Fier tutori Arbër Mehmetaj

Si u ra në gjurmët e vajzës së marrë peng! 24 -vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion

Ka zgjatur vetëm 4 ditë arratia e 33- vjeçarit, Arbër Mehmetaj, i cili ishte shpallur në kërkim për mbajtjen peng dhe prostituimin e 24-vjeçares nga Patosi, të cilën e kishte mashtruar, duke e nxjerrë nga gjiri familjar.

Mehmetaj në bashkëpunim me 3 gratë e arrestuara Aleksandra Toska, Pranvera Isufaj dhe e mitura A.D, mbanin peng prej 2 muajsh 24- vjeçaren nga Patosi. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Nga momenti i takimit me Arbër Mehmetin dhe deri kur Policia u njoh me denoncimin e shoqes së vajzës, 24-vjeçarja është shfrytëzuar për prostitucion në dy banesa me qira në qytetin e Fierit dhe në një ambient të brendshëm në lokalin e 33- vjeçarit, kundrejt shumave 30 mijë lekë deri 200 euro, para që të përfshirët në këtë rrjet i kalonin në llogaritë e tyre. Tashmë në duart e personave që do të kujdesen për rehabilitimin e saj dhe rikthimin në familje, vajza ka treguar se gjatë këtyre dy muajve është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me meshkuj të ndryshëm edhe në disa hotele, në natyrë dhe në automjete.

ARRESTIMET E PARA

Marrjen peng të 24-vjeçares, dhunimin dhe shfrytëzimin e saj e dinin edhe vajza të tjera me të cilat Arbër Mehmeti bashkëpunonte. Tre prej tyre u arrestuan nga policia. Aleksandra Toska, një 19-vjeçare banuese në Fier, kishte dhe një nga banesat e marra me qira ku vajza shfrytëzohej për prostitucion. Pranvera Isufaj, 32 vjeç nga Patosi ishte në masë sigurie të arrestit shtëpiak për mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe sipas policisë ka bashkëpunuar në këtë rrjet bashkë me një të mitur 17-vjeçare me inicialet A.D nga Fieri.

Kreu i veprimtarisë kriminale, Arber Mehmeti ishte i dënuar më parë, pasi në vitin 2013 ka tentuar të vrasë në bashkëpunim me një person tjetër, dy të rinj 21-vjeçarë. Sipas burimeve policore në kohën kur shfrytëzonte të renë për prostitucion, Mehmeti ishte në “Arrest shtëpie”, masë të cilën e ka thyer dhe, ndër të tjera, do të akuzohet edhe për largimin e të burgosurit nga vendi i qëndrimit. Policia po heton për të identifikuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë penale, edhe persona të tjerë të implikuar në këtë rast.

POLICIA

Me finalizimin e operacionit “Imponimi”, u arrestua A. M., 33 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. “Nga hetimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imponimi”, të zhvilluar tre ditë më parë, rezultoi se 33- vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetase tashmë të arrestuara, i kanë hequr lirinë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, një 24- vjeçareje dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, për një periudhë dymujore, në banesa me qira dhe në hotele të ndryshme në qytetin e Fierit,” njoftoi policia. Si bashkëpunëtore në këtë krim është dhe 17-vjeçaria A.D, për të cilën gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Mehmeti dhe tre vajzat e tjera Pranvera Isufaj, Aleksandra Toska dhe A.D, mbanin peng shtetasen Sadije. M nga Patosi, të cilën për dy muaj e kanë shfrytëzuar për prostitucion nga disa banesa dhe në ambientet e lokalit “Cassablanca” në Fier. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.