E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plas grushti në PS-në e Mirditës. Ndërhyn policia
Politikë

Plas grushti në PS-në e Mirditës. Ndërhyn policia

Kandidimi i kryebashkiakut Ndrec Deda për një mandat të tretë, “moll sherri” në mbledhjen e PS-së në Mirditë

Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste në Mirditë, në lidhje me zgjedhjet vendore të 14-majit është shoqëruar me debate të forta, e deri ne përplasje fizike.

Një pjesë e kryetarëve të kësaj force politike në Njësitë Administrative kanë kundërshtuar kandidaturën e Ndrec Dedës, për një mandat të tretë.

Ata e kanë konsideruar si një figurë të konsumuar dhe pa mbështetje elektorale, kjo sipas tyre e vërtetuar edhe përmes sondazheve.

Por këto pretendime janë kundërshtuar nga pjesa  tjetër e socialisteve qe mbështesin kryetarin aktual të Bashkisë Ndrec Dedaj dhe njeri prej tyre ka goditur me grusht njërin prej përfaqësuesve socialistë që ishte kundër kandidaturës së Dedës.

Ne këto kushte takimi është ndërprerë dhe është dashur ndërhyrja e policisë. Ndërkohë Partia Socialiste në qendër ende nuk e ka konfirmuar emrin e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Mirditë, në zgjedhjet e 14-majit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.