E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U vra në barin ku punonte, Mimoza mblidhte edhe bidona plastikë”, flasin fqinjët e viktimës në Don Bosko
Lajme

U vra në barin ku punonte, Mimoza mblidhte edhe bidona plastikë”, flasin fqinjët e viktimës në Don Bosko

Mimoza Paja ishte duke bërë punën e saj, që e ndihmonte të mbijetonte në jetën e egër të Tiranës, kur dy persona me kallashnikovë në dorë tërhoqën këmbëzën dhe lanë të vdekur në vend gruan e pafajshme, që thjesht po mundohej të nxirrte bukën e gojës.

Së fundmi kanë folur disa nga banorët pranë lokalit ku ndodhi ngjarja, në lagjen e Don Boskos në Tiranë. Njëra prej tyre tregon vështirësinë, me të cilën jetonte Mimoza, e cila përveçse punonte banakiere, dilte të mblidhte edhe bidona plastikë për t’i shitur.

“Moza ishte një grua shumë e mirë. Shihte familjen e vet. Ka dalë për një copë bukë për të mbajtur familjen. Dilte mblidhte edhe bidona. Jetonin në kushte të vështira me qira. Edhe burri i ka vdekur para dy vitesh. Isha brenda dhe djali i vogël po flinte. U zgjua i trembur dhe tha se ka ndodhur vrasje.

Kur dolëm jashtë kur thanë se është vrarë Moza. Unë nuk kam parë asgjë. Jemi shumë të frikësuar saqë kemi frikë të jetojmë tek shtëpia, të jesh në punën tënde. Këtu është bëra jetë e frikshme. Ke frikë kudo që të shkosh”, tha fillimisht fqinja.

Ai tregon edhe për mbesën e saj 10 vjeçare, e cila mbeti e lënduar pas sulmit të dy atentatorëve, ende të paidentifikuar. “Erdhi edhe tha ‘o teta më kanë vrarë’. Ishte çarë nga xhamat. Ishte duke qarë me të madhe. Erdhi ambulanca edhe e mori”, tha fqinja.

Një tjetër banore e zonës tha se e njihte prej shumë vitesh të ndjerën. “Ishte një grua shumë e mirë. Djali ishte pa punë. Vajzat e martuara. Kishte 6 muaj pa paguar qiranë. Nuk kishte lekë. E kam pasur shoqe. Ishte punëtore. Ishte e sëmurë. Vajzat i thoshin që të mos shkonte në punë. Jetonte vetëm me djalin”, tha njëra prej fqinjëve.


Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.